Adhuruesit e kafesë kanë diçka të përbashkët! Ja për çfarë e kemi fjalën

Adhuruesit e kafesë kanë diçka të përbashkët! Ja për çfarë e kemi fjalën

Njerëzit që pëlqejnë shumë kafenë kanë të përbashkët një bakter të zorrëve, i cili është gjashtë deri në tetë herë më i bollshëm tek ata që e konsumojnë rregullisht këtë pije. Këtë e tregon studimi ndërkombëtar i publikuar në revistën ”Nature Microbiology” dhe i udhëhequr nga Universiteti i Trentos, në të cilin ka bashkëpunuar edhe Instituti Europian i Onkologjisë i Milanos.

Bakteri, i quajtur Lawsonibacter asaccharolyticus, nuk duket të ketë një rol veçanërisht të rëndësishëm për sa i përket shëndetit, por e njëjta qasje me të cilën u studiua mund të zbatohet për ushqime të tjera në kërkim të atyre që tregojnë efekte të dobishme, për gjithnjë e më të personalizuara. Studiuesit e koordinuar nga Nicola Segata analizuan të dhënat mbi mikrobiomën e zorrëve të mbi 22 000 individëve.

Rezultatet tregojnë një lidhje të qartë mes konsumimit të kafesë dhe pranisë së këtij bakteri në sasi të madhe, e cila bëhet edhe më e theksuar për ata që e pinë atë në doza të larta. Kjo lidhje më vonë u konfirmua në laborator. “Duke kultivuar këtë bakter u pa se ai rritet më shumë nëse i shtohet kafeja në mjedisin e kultivimit”-thotë Paolo Manghi, autor i studimit.

Bakteri është pothuajse gjithmonë i pranishëm në popullatat që pinë shumë kafe, si ato të Luksemburgut, Danimarkës dhe Suedisë, që janë konsumatorët më të mëdhenj në Evropë, ndërkohë që është pothuajse mungon krejtësisht në Kinë, Argjentinë dhe Indi, ku përdorimi i kafesë është i rrallë. Kjo mund të jetë e rëndësishme për bakteret dhe ushqimet e tjera që kanë efekte më të rëndësishme në shëndet. Në fakt, ka të dhëna se cilat baktere të zorrëve kanë efekte potencialisht të dobishme dhe tani do të fokusohemi në të kuptuarit se cilat ushqime specifike mund të stimulojnë rritjen e tyre.

Kafeina është një nga substancat më të konsumuar globalisht, e pranishme në pije si kafe, çaj, dhe disa pije energjike. Ajo është e njohur për efektin e saj stimulues, që ndihmon në rritjen e energjisë dhe përqendrimit, por kërkimet e fundit sugjerojnë se kafeina mund të ketë edhe përfitime të tjera shëndetësore, përfshirë mbrojtjen nga sëmundja e Parkinsonit. Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurologjik progresiv që prek sistemin motorik të trupit.

LEXO EDHE:

Back to top button