Aditivët – dëm në vlerë rreth 6.5 milionë euro/ Nis seanca e parë dëgjimore

Aditivët – dëm në vlerë rreth 6.5 milionë euro/ Nis seanca e parë dëgjimore

Gazetar: Mihajllo Donev

Ka filluar seanca e parë dëgjimore në rastin “Aditiv”. 31 të akuzuar dhe përfaqësues të pesë personave juridikë të akuzuar u paraqitën në Gjykatë.

Mungonte vetëm i akuzuari i parë, ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, i cili është në arrati.

Të gjithë të akuzuarit mohuan fajësinë përkatësisht paralajmëruan se do ta dëshmojnë pafajësinë e tyre në procedurat dëshmuese. Gjykatësja e lëndës vlerësoi se Kovaçevski duhet të gjykohet në mungesë.

“Ekzistojnë arsye të rëndësishme që i akuzuari i parë dhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, të gjykohet, dhe për këtë arsye Gjykata vendosi të gjykohet në mungesë”, tha Daniella Dimovska, Gjyqtare.

Nga ana tjetër, Prokuroria pretendon se të akuzuarit janë fajtorë, përkatësisht se përmes ri-regjistrimit të kompanive dhe bashkëpunimit midis operatorëve ekonomikë, kanë manipuluar tenderë për furnizimin e aditivëve të qymyrit për nevojat e TEC Manastir dhe TEC Osllomej, duke dëmtuar kështu buxhetin me shifra milionëshe.

“Prokuroria do të provojë shembje institucionale dhe morale të sistemit të menaxhimit të Sh.A EMV kur të akuzuarit i kanë kryer detyrat e tyre në atë sistem të menaxhimit dhe vendimmarrjes. Ne me siguri do të dëshmojmë në çdo pjesë të aktakuzës, se të akuzuarit janë organizuar në shoqatë kriminale me qëllim kryerjen e veprave penale sipas nenit 275 b-353 dhe veprës penale 273 që i referohet pastrimit të parave”, tha Natasha Pop Trajkov, prokurore për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Seanca e radhës është caktuar për 26 qershor, kur mbrojtja do të fillojë të paraqesë provat. Rasti “Aditiv” ka të bëjë me hetim për keqpërdorim me prokurime publike dhe pastrim parash në lidhje me prokurimin e aditivëve të qymyrit për nevojat e Sh.A EMV– dega Manastir dhe Osllomej. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në rreth 6.5 milionë euro./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button