Aditivët/ Gjykimi në sallën e Idrizovës

Aditivët/ Gjykimi në sallën e Idrizovës

Salla e re digjitale brenda Institucionit Ndëshkues-Përmirësues është lëshuar në funksion. Gjykimi për rastin Aditivët sot fillon në sallën e gjyqit në Idrizovë, që në fakt është gjykimi i parë në këtë sallë gjyqësore.

Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, në deklaratë për media shprehu shpresën se që tani e tutje të gjitha gjykimet e mëdha do të zhvillohen në këtë sallë gjyqësore.

Pandov tha se pret gjithashtu që edhe gjykimi për tragjedinë në Koçan të zhvillohet në këtë sallë.

Ai u bëri thirrje gjyqtarëve që të caktojnë seanca në këtë institucion më shpesh, i cili, sipas tij, ofron kushte më të mira sesa seancat në ndërtesën e Penales.

“Kjo sallë është bosh, kjo sallë bie nën Drejtorinë për Ekzekutimin e sanksioneve, por kjo i përket para së gjithash Republikës së Maqedonisë. Nuk e di se sa prej jush kanë pasur mundësi ta shohin këtë sallë, kjo është sallë që shprehimisht është sallë evropiane dhe që meriton të përdoret më shpesh, kështu që, do të doja t’i nxis dhe t’u bëja thirrje të gjithë gjykatësve të tjerë, veçanërisht atyre në raste më të mëdha ku ka numër më të madh të të akuzuarve, ta përdorin atë në të ardhmen. Është në gjendje të shkëlqyer dhe nëse kishte ndonjë mangësi teknike, e rregulluam para kësaj prove, siç e patë, rruga hyrëse është ndërtuar dhe zgjeruar. Kështu që shpresoj dhe besoj se kjo sallë në të ardhmen do të përdoret shumë më shpesh”, tha Aleksandar Pandov, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button