Administrata gjyqësore kërkon paga më të larta

Për një efikasitet më të mirë të gjyqësorit, më shumë para duhen për të motivuar dhe edukuar vetë gjykatësit, por edhe për pagat e punonjësve në administratën gjyqësore, vlerësojnë gjykatësit. Administrata gjyqësore, e cila është faktor kryesor në gjykata, merr pagë në pragun e një page minimale dhe ka punonjës që janë punësuar për dekada si fillestarë në profesion.

“Nevojitet konsolidim i vazhdueshëm i kuadrit, si për personelin gjyqësor, ashtu edhe për atë administrativ. Përmirësimi i kushteve materiale-teknike dhe natyrisht statusi material i gjykatësve dhe shërbimit janë një nga faktorët e rëndësishëm në këtë drejtim.”

Gjykatësja Margarita Caca Nikollovska vlerëson se për një efikasitet më të mirë gjyqësor, të drejtat e prokurorëve dhe avokatëve duhet të barazohen kur bëhet fjalë për provat.

 “S’mundet avokati të jetë në pozitë gjatë kohë të kërkojë dhe të mos marrë dëshmi kurse Prokurori të jetë në gjendje menjëherë ta marrë këtë dëshmi. Në këtë drejtim, duhet të përmirësohet gjendja. Mënyra e përmirësimit të situatës është e mundshme, por është e qartë se duhet kohë dhe përgjegjësi kur kjo kështu nuk bëhet”.

Por, kur bëhet fjalë për miqësitë mes gjykatësit dhe prokurorit dhe arratisja e të dyshuarve, që direkt ndikon ndaj efikasitetit të gjyqësorit, ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq thotë se këto probleme nuk zgjidhen aq lehtë.

“Nuk mendoj që punët nuk janë ndryshuar krahasuar me katër- pesë vitet e fundit, mendoj që kishim disa aksione për parandalimin e arratisjes së të gjykuarve apo të akuzuarve. Kemi ekstradime të vazhdueshme për kthimin e një pjese të atyre, dhe të njëjtit kthehen. Gjithashtu, nuk ka rëndësi nëse dikush është mik më i mirë jashtë hapësirave të punës apo jashtë institucioneve. Ajo që është e rëndësishme është se si veprojnë brenda institucioneve”.

Mariçiq pranon se ka probleme në gjyqësor duke i përmendur gjykimet që zgjasin me dhjetëra vite. Për zvarritjen e këtillë, Mariçiq njofton ndryshime të Ligjit për Procedurë Kontestimore, përmes të cilës do të shkurtohen mundësi për përsëritje të pafund të procedurave. Më tej shton se digjitalizimi i gjyqësorit rrit efikasitetin për 60%.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button