Administrativja anulon vendimet për punësim në Ministrinë e Financave
Administrativja anulon vendimet për punësim në Ministrinë e Financave

Gjykata Administrative ka anuluar vendimet për punësimin dhe avancimin e mbi 3.000 të punësuarve në Ministrinë e Financave dhe sektorin publik, pasi janë miratuar në kundërshtim me Ligjin e Qeverisë Teknike, njoftoi zëvendësministrja e Financave, Elena Petrova. Sipas saj, edhe pse vendimet është dashur të miratohen me nënshkrimin e saj, ashtu siç parashikon Ligji për Qeveri Teknike, ministri Besimi i ka nënshkruar vetëm. Petrova, theksoi se shumica e procedurave për punësime dhe avancime kanë filluar para formimit të qeverisë teknike, ndërkaq pas formimit janë miratuar me qëllim për t’i kushtëzuar për të votuar në zgjedhje.
“Bëhet fjalë konkretisht për 36 punësime në kohë të caktuar, 2 punësime në kohë të pacaktuar dhe 3 avancime në Ministrinë e Financave, por edhe pajtueshmëri për tërë sektorin publik për 1.200 persona për punësim në kohë të pacaktuar, 448 persona për punësim në kohë të pacaktuar, 1227 persona me kontratë në vepër dhe 99 persona për avancim. Të gjitha këto pajtueshmëri dhe vendime janë nënshkruar nga ana e ministrit të Financave nënshkrim të lidhur në periudhën prej formimit të qeverisë teknike 28 janar deri në ditën e shpalljes së zgjedhjeve 14 shkurt 2024”, deklaroi Elena Petrova, zëvendësministre plotësuese e Financave. /Alsat.mk