Admir Memedi, nga Gjermania kalon në Turqi

Antalyaspor, një nga skuadrat e Superligës së Turqisë, ka përforcuar radhët me sulmuesin 30-vjeçar Admir Mehmedi, i cili së fundit ka luajtur në Volfsburgun. Skuadra turke firmosi me futbollistin shqiptar deri në qershor të vitit 2024, i cili luajti 2 vite e gjysmë te skuadra e Volfsburgut.

Mehmedi ka një karrierë të pasur, përveç Volfsburgut, ka veshur fanellat e skuadrave të ligës gjermane, Bajer Leverkuzen, Frajburg, skuadrës të Ukrainës, Dinamo Kiev dhe skuadrës zvicerane Cyrih. Mehmedi shënoi 76 gola në 382 ndeshje në karrierën e tij dhe ka edhe 49 asistime. Për Kombëtaren e Zvicrës ka shënuar 10 gola në 76 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button