Adnan Januzaj nga Spanja do të kalojë në Itali?!

Adnan Januzaj edhe pse konsiderohet si një futbollist me shumë peshë te Real Sociedad, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës spanjolle për rinovim të kontratës dhe këtë kërkojnë të shfrytëzojnë shumë klube evropiane. Kjo më shumë për faktin se mund të largoet nga skuadra spanjolle me parametra zero. Në merkato ishte fillimisht Barcelona, por tani ndërhyn një skuadër italiane.
Bëhet fjalë për Napolin, që kërko të përfitojë nga kjo situatë. “Të kaltrit” në sezonin e ardhshëm do të jenë pa Lorenzo Insinje, i cili ka vendosur të transferohet në Kanada te klubi i Toronto, teksa shohin te Januzaj lojtarin e duhur për ta zëvendësuar anësorin italian.
Napoli kryeson garën për të pasur Januzaj, teksa sot mediat në Spanjë raportojnë se në këtë garë janë edhe Sevilja dhe Betisi.