Adnan Qaili: Të mbijetuarit kanë parë vdekjen me sy

Gazetari i Alsatit, Adnan Qaili, nga Sofja në një raportim live në “Programin 200” ka treguar se pas intervistave me të mbijetuarit e tragjedisë, ata i kanë treguar tmerrin që kanë kaluar dhe se kanë parë vdekjen me sytë e tyre. Ai tha se të 7 të mbijetuarit janë të shtruar në spitalin e Sofjes janë jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime të shumta si djegie deri në shkallën e 3 dhe këmbë dhe dyer të thyera.