Adoleshentët që flenë më pak janë në rrezik më të madh për të pirë ose përdorur lëndë narkotike

Adoleshentët që flenë më pak janë në rrezik më të madh për të pirë ose përdorur lëndë narkotike

Sipas një studimi të Universitetit të Pensilvanisë, adoleshentët që shkojnë në shtrat më vonë dhe flenë më pak gjatë natës, kanë 39 për qind më shumë gjasa të përdorin alkool dhe 34 për qind më shumë gjasa të përdorin marijuanë sesa adoleshentët që flenë më gjatë dhe shkojnë në shtrat më herët.

Ky studim i publikuar në portalin shkencor Annals of epidemiology, tregon se kohëzgjatja e gjumit, si dhe koha e të shkuarit në shtrat, janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e duhur të të rinjve dhe tendencën e tyre të mëvonshme ndaj drogës dhe alkoolit, thotë Dr. Ann-Marie Chang.

Duke studiuar më shumë se 1500 fëmijë, u përcaktua se gjumi i një nate është i nevojshëm për zhvillimin e duhur të trurit dhe se fëmijët e moshës shkollore nuk duhet të qëndrojnë aktivë deri në orët e vona të natës. Këtë e dëshmojnë të dhënat se mungesa e gjumit tek fëmijët deri në nëntë vjeç bën që deri në 45 për qind të tyre të provojnë ose të shfaqin prirje ndaj alkoolit në moshën 15-vjeçare ose pak më vonë.

Në të njëjtën kohë, siç përcaktohet, gjumi i pamjaftueshëm për fëmijët pesëvjeçarë nuk ndikon në përdorimin e alkoolit në vitet e mëvonshme, por shoqërohet me një rrezik të shtuar të përdorimit të marihuanës në pubertet.

Rezultatet e marra tregojnë qartë lidhjen mes gjumit cilësor në vitet e para të jetës dhe rrezikut të përdorimit apo abuzimit të substancave më vonë, por edhe nevojën për kërkime të mëtejshme mbi këtë fenomen duke pasur parasysh varësinë në rritje të të rinjve nga opiatet dhe substancat e tjera që mund të shkaktojnë varësi, thotë Chang.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, çdo 17 banorë të planetit nga mosha 15 deri në 64 vjeç konsumojnë ose kanë konsumuar një lloj droge.

LEXO EDHE:

Back to top button