Adoleshentja ukrainase flirton me ushtarët rus, zbulon informacione

Adoleshentja ukrainase flirton me ushtarët rus, zbulon informacione

Sipas dailymail.co.uk , gruaja me pseudonimin “Lisa” u frymëzua nga një veprim i ngjashëm i një përdoruesi të TikTok dhe donte të hakmerrej për pushtimin e vendit të saj dhe faktin që u detyrua të linte shtëpinë e saj në Kherson për shkak të luftës.

18-vjeçarja, shkruan media britanike, ka krijuar një profil të rremë në një aplikacion takimesh duke thënë se ishte një vajzë e re ruse që pëlqente ushtarët. Në një periudhë të shkurtër kohe ajo filloi të kishte kontakte me ushtarë të cilët i dërgonin mesazhe romantike, video dhe mesazhe zanore.

Ilgis Hafizov, 24 vjeç, nga Rusia perëndimore, i cili ishte në front për të mbledhur para për t’u martuar, më pas u nda me të fejuarën e tij dhe vendosi të blinte një makinë. “Po kursej për një BMW”, i shkruante me krenari.

“Lisa” ua dha informacionin e saj gazetarëve investigativë përmes faqes së internetit “Slidstvo.info”, të cilët përdorën të dhënat e internetit për të gjurmuar vendndodhjet e rusëve që nuk dyshonin.

“Të gjithë kriminelët kaluan kufirin e një vendi tjetër duke tundur armët”, argumenton Lisa. “Ata erdhën për të vjedhur, për të vrarë”, shton ajo.

Një anëtar i forcave speciale, i dëshpëruar për t’i bërë përshtypje, madje i dërgoi asaj video të avionëve rusë që ngriheshin nga një aeroport, duke i shpjeguar se ata do të “hedhnin raketat” dhe “të vrisnin khokholët (zhargon rus) ukrainas”.

19-vjeçari Nikolai Izmailov bëri foto duke pozuar në sfondin e helikopterëve të parkuar në Kherson të pushtuar përpara se të fillonin bombardimin e Odesës dhe Kharkiv.

LEXO EDHE:

Back to top button