Adriana Lima, më e bukur se kurrë
Adriana Lima, më e bukur se kurrë

Modelja e njohur braziliane Adriana Lima me foton e fundit në Instagram ka treguar se si po shkojnë përgatitjet për fushatën e re të markës Victoria’s Secret.
Kujtojmë, një javë më parë Adriana Lima shënoi rikthimin madhështor në karrierën e saj të modelingut pas një pauze pesëvjeçare. Më pas me një video të publikuar në rrjetin social, ajo zbuloi se është sërish fytyra e markës më të famshme të të brendshmeve për femra dhe pozitive kanë qenë edhe reagimet e ndjekësve të saj të shumtë.
Ajo në një përmbledhje fotosh të fundit ka treguar se si po shkojnë përgatitjet për fushatën e fundit të markës Victoria’s Secret dhe nga materiali bashkëngjitur shihet se Adriana po shkëlqen.
Modelja braziliane shkaktoi një shpërthim kënaqësie në Instagram me flokët e saj të gjatë voluminoz. Ndaj këtij njoftimi kanë reaguar menjëherë kolegët modele, por komente kanë lënë edhe persona të njohur nga sfera të ndryshme të jetës publike.
“Ajo është kthyer dhe duket më mirë se kurrë”, ka komentuar këngëtarja dhe modelja Rita Ora.
“Wow”, shtoi modelja më e kërkuar e ditëve të sotme, Gigi Hadid.
View this post on Instagram