Aeroplani i “Azerbaijan Airlines”, u godit aksidentalisht nga Rusia?

Aeroplani i “Azerbaijan Airlines”, u godit aksidentalisht nga Rusia?

Gazetare: Xhesika Zeneli

Aeroplani i “Azerbaijan Airlines”, që u rrëzua duke shkaktuar 38 viktima dyshohet se u rrëzua nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore, sipas raportimeve të Reuters. Edhe pse është ende herët të përcaktohet shkaku i rrëzimit të avionit, zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se të gjithë skenarët e mundshëm janë duke u hetuar. Sipas mediave të huaja, ekuipazhi i avionit raportoi një përplasje në ajër përpara se avioni të fillonte uljen emergjente. Spekulohet se avioni mund të jetë ngatërruar me një dron ukrainas, bazuar në vrimat në trupin e avionit të cilat mund të jenë shkaktuar nga copëzat e një rakete anti ajrore. Nga të dhënat e deritanishme, avioni “Embraer 190” bëri një ulje emergjente, në Aktau, si pasojë e mjegullës dhe një goditjeje të rastësishme të një tufe shpendësh në avion, sipas kompanisë ajrore. Avioni ishte nisur nga kryeqyteti azerbajxhanas Baku, në drejtim të qytetit rus Grozni. Kompania Azerbaijan Airlines ka pezulluar të gjitha fluturimet nga Bakuja drejt Rusisë, derisa të kryhen hetimet për tragjedinë. /Alsat.mk

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button