Afati i dytë i regjistrimeve në “Kirili e Metodi”, vende të lira në të gjitha fakultetet
Afati i dytë i regjistrimeve në “Kirili e Metodi”, vende të lira në të gjitha fakultetet

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup sot dhe nesër do të zhvillohet afati i dytë për regjistrim në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2024/2025. Pas rezultateve të afatit të parë të regjistrimit më 29 dhe 30 gusht, ka vende të lira pothuajse në të gjitha fakultetet e Universitetit të Shkupit. Sipas informacioneve nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, në Fakultetin e Arkitekturës janë plotësuar të gjitha vendet ndërsa në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit janë 233 vende të lira. Në Fakultetin e Shkencave dhe Inxhinierisë Kompjuterike kanë mbetur 59 vende të lira për studentë të rregullt. Në Fakultetin Filozofik janë 592 vende të lira, ndërsa në Fakultetin Filologjik “Blaze Koneski” rreth 300 vende të lira për të gjitha drejtimet, për studentë të rregullt dhe të pjesshëm. Në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” për studentë të rregullt në kuotën shtetërore janë 96 vende të lira. Ndërsa, në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit janë 292 vende të lira për studentë të rregullt në kuotën shtetërore. Gjithashtu, nga USHKM njoftojnë se në Fakultetin e Arteve Dramatike ka vetëm një vend të lirë, ndërsa në Fakultetin e Arteve të Bukura shtatë vende të lira. /Alsat.mk