Afati për rekomandimet e UNESKO-s drejt përfundimit

Afati për rekomandimet e UNESKO-s drejt përfundimit

Gazetar: Miki Trajkovski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk është i sigurt nëse rajoni i Ohrit do ta ruajë statusin e tij si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s vitin e ardhshëm, pas kritikave nga sektori joqeveritar se autoritetet lokale dhe qendrore nuk kanë marrë masa për të përmbushur premtimin ndaj UNESCO-s.

“Nëse duam të kemi raport pozitiv nga UNESCO, atëherë është obligim jo vetëm i Qeverisë, por edhe i Qeverisë dhe i tre komunave, Ohrit, Strugës dhe Debërcës, për t’i adresuar këto tri probleme. Unë në kuadër të kompetencave të mia së bashku me kolegët po e japim maksimumin”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeminsitër.

Organizata joqeveritare Ohër – SOS akuzon institucionet se po e vonojnë miratimin e ligjit të ri që duhet të ndalojë aktivitetet dhe ndërtimet pa leje. Revoltë te qytetarët shkakton edhe qëndrimi injorues i pushtetit lokal në Strugë. Përderisa në Ohër asnjë nga objektet në plazhe nuk funksionon prej dy vitesh, në Strugë ato funksionojnë pavarësisht koncesioneve të skaduara.

“Nuk ka dallim në trajtimin e Ohrit, Strugës, Debërcës apo ndonjë qyteti tjetër nga ana e Qeverisë, sa i përket zbatimit të ligjit. Ka edhe organe inspektuese dhe institucione të tjera që duhet ta sanksionojnë. Ata duhet të jenë efikas, të mos ulen në zyra gjatë gjithë ditës duke pirë kafe, por të dalin dhe ta bëjnë punën e tyre”, tha Kovaçevski.

Sipas SOS Ohri, vetëm në vitin 2021 janë regjistruar 70 ndërtime pa leje në Ohër kurse 34 në Strugë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button