Afrika regjistron mbi 17 mijë raste të reja me Covid-19

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 422 mijë numri i rasteve me COVID-19, transmeton Anadolu.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 17.976 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.422.536 ndërsa numri i viktimave me 428 vdekje të reja arrin në 57.168.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 23.661, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.966 dhe në Marok 6.711 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 873.679 raste e cila pasohet nga Maroku me 403.619 dhe Egjipti me 122.609 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.047.032 persona të infektuar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button