Afrikë, shkon në mbi 4,5 milion numri i rasteve me COVID-19

Në Afrikë ka shkuar në mbi 4,5 milion numri i raste me COVID-19. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin afrikan është rritur në 4.544.970.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.061.995, ndërsa numri i vdekjeve në 120.443. Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt. Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1,3 miliard banorësh deri më tani janë administruar mbi 15 milion doza të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button