Afrikë, shkon në mbi 3,3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus në kontinentin e Afrikës ka arritur në 3.300.945. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 79.736 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Afrikë. Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 2.718.039. Numri më i madh i rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt.

LEXO EDHE:

Back to top button