Afrim Fidani, kryetar i ri i Gjykatës Supreme
Afrim Fidani, kryetar i ri i Gjykatës Supreme

Gazetar: Mihajllo Donev
Gjykatësi Afrim Fidani është kryetari i ri i Gjykatës Supreme. Me tetë vota “PËR”, Këshilli Gjyqësor ia dha besimin Fidanit, i cili fitoi më shumë vota se kundërshtarja e tij, Besa Ademi, kryetarja e deretanishme e Gjykatës Supreme, e cila nuk arriti ta marrë mandatin e dytë. Për shumicën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, plani i veprimit i Fidanit për punën e Gjykatës Supreme, i cili përfshin transparencë dhe hapje më të madhe ndaj publikut, ishte faktor kyç në votën e tyre për të.
“Nëse zgjidhet, kandidati deklaron se do të krijohet organ që do të ketë për detyrë monitorimin dhe vlerësimin e punës së gjykatës dhe përgatitjen e raporteve të rregullta mbi transparencën. Kjo është e rëndësishme për mua, sepse ky monitorim do të jetë i rëndësishëm, ne do të hapemi për publikun. Nuk do të ketë, e dini, në raste të jashtëzakonshme, nëse ne prekemi personalisht ose individët nëse preken vetëm atëherë. Ky organ do ta monitorojë, ndjekë punën dhe do të ndërmarrë veprime të mëtejshme”, tha Vesna Dameva, anëtare e këshillit gjyqësor.
Besa Ademi mori vetëm dy vota pro, ndërsa anëtarët e gjykatës e kritikuan më shumë për mungesën e transparencës së mjaftueshme, por edhe për mungesën e saj në seancat e këshillit.
“Në të kaluarën, dihet përgjithësisht se seancat e Këshillit Gjyqësor monitoroheshin, siç thanë kolegët, kryetarja e atëhershme, tani gjykatësja Besa Ademi, nuk merrte pjesë në ftesa, dhe mendoj se në këtë mënyrë u zvogëlua besimi i publikut si në Këshillin Gjyqësor ashtu edhe në Gjykatën Supreme, dhe në qëndrimin e publikut në përgjithësi”, tha Xheneta Bektoviq, Anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Ademi si kryetare e Supremes tërhoqi vëmendjen e veçantë të publikut dy vjet më parë, kur anëtari i këshillit gjyqësor Milazim Mustafa ngriti iniciativë për shkarkimin e saj për shkak të mungesës së saj të pajustifikuar në seancat e këshillit, por edhe për shkak të një interviste në të cilën ajo foli publikisht për presionet politike mbi gjyqësorin. Megjithatë, nën presionin e publikut, Këshilli Gjyqësor i ndërpreu procedurat dhe ajo vazhdoi në pozicionin e saj si kryetare deri në mars të këtij viti, kur i skadoi mandati. Afrim Fidani ka qenë gjykatës i Gjykatës Supreme që nga viti 2017 dhe më parë ka punuar si gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkup për gjashtë vjet./Alsat.mk