Afro 200 gjoba në Shkup, 57 për tejkalim të shpejtësisë
Afro 200 gjoba në Shkup, 57 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 198 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 57 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Kanë shqiptuar dhe 8 gjoba të tjera për përdorim të celularit gjatë vozitjes dhe 3 të tjera për kalim në semafor të kuq. /Alsat.mk