Aggeler e zhgënjyer me gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut

Aggeler e zhgënjyer me gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja e SHBA-së Angela Aggeler ka shprehur dëshpërimin e saj për gjendjen në fushën e drejtësisë, që është ndër më të kritikuarat për shkak të pranisë së korrupsionit, ndikimeve politike, mungesës së efikasitetit dhe profesionalizmit. Në intervistë për gazetën Kapital, Aggeler ka thënë se përkundër përkushtimit dhe ndihmës së madhe financiare të qeverisë amerikane në dekadat e fundit për ngritjen e një sistemi funksional dhe të pavarur gjyqësor, rezultatet mungojnë. “Fatkeqësisht, investimi ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha rezultatin e pritshëm. Kur bëhet fjalë për progresin në gjyqësor jemi të zhgënjyer. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, ne kemi investuar gjysmë miliardë dollarë në programet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, por nuk po shohim përmirësimet dhe reformat që prisnim nga një investim kaq i madh”, ka thënë ambasadorja amerikane Angela Ageler . Ajo ka shprehur shqetësimin e saj mbi praninë e korrupsionit jo vetëm në gjyqësor por edhe në fushat tjera. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button