Agim Ademi takon numrin një të UEFA-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ndodhet në Bukuresht, ka ndjekur nga afër ndeshjen e 1/8 së finales në “Euro 2020”, ndërmjet Francës dhe Zvicrës, së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Në këtë mbrëmje magjike për futbollin evropian, ku Zvicra arriti ta eliminojë Francën, pas penalltive, në një ndeshje me shumë gola e kthesa në rezultat, presidenti Ademi pati takim edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe drejtorin e Asociacioneve Kombëtare të UEFA-s, Zoran Lakoviç.

Me këtë rast presidenti Ademi këtë takim e ka vlerësuar si shumë të frytshëm për futbollin e Kosovës, teksa është shprehur i lumtur që FFK gëzon përkrahjen e madhe të UEFA-s.

LEXO EDHE:

Back to top button