Agjencia bërthamore: Dy objekte iraniane janë goditur

Agjencia bërthamore: Dy objekte iraniane janë goditur

Autoritetet iraniane thonë se objektet bërthamore në Fordo dhe Isfahan janë goditur nga sulmet izraelite, sipas kreut të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

Duke folur në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Grossi tha se autoritetet iraniane e kanë informuar agjencinë, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Ai shtoi se pjesë të objektit në Natanz “janë shkatërruar”, përfshirë impiantin mbi sipërfaqe, gjatë sulmeve të kryera herët të premten në mëngjes.

Sipas Grossit, ka ndotje radiologjike dhe kimike brenda objekteve, por situata është e menaxhueshme./BCC

LEXO EDHE:

Back to top button