Agjenda dhe shanset e “Dardanëve” në rrugën drejt Botërorit 2026
Fitorja magjike e Kosovës, në transfertë ndaj Suedisë, me rezultatin 0-1, ka rritur ndjeshëm shanset e “Dardanëve” për ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës 2026. Në 4 duele, përfaqësuesja e Fodës, ka siguruar 7 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Zvicrës dhe 4 më shumë se Sllovenia e vendit të dytë.
Duelin e radhës Kosova do e luajë përsëri në transfertë, kësaj here ndaj Sllovenisë, në datën 15 nëntor në orën 20:45, teksa pas 3 ditësh “Dardanët” e mbyllin në shtëpi ndaj Zvicrës.
Për vendin e parë, përfaqësueses kosovare do i duhej një mrekulli, për t’i fituar të dy ndeshjet dhe Zvicra të mos fitojë asnjë nga 2 sfidat e mbetura, gjithsesi vendi i dytë duket mëse i arritshëm. Një rezultat pozitiv ndaj Sllovenisë në transfertë do e “vuloste” play off-in.









