Agjenti i Kvaratshkelias konfirmon interesimin e dy skuadrave të mëdha

E ardhmja e Khviça Kvaratskhelias vazhdon të jetë e paqartë nëse do të qëndrojë te Napoli apo do të largohet në verën e këtij viti. Sulmuesi gjeorgjian ka bërë për vete shumë klube të mëdha evropiane, derisa po pret që të bëj kalimin e madh gjatë verës.

Mamuka Jugeli është përfaqësuesi i yllit gjeorgjian dhe ai ka folur edhe njëherë për të ardhmen e anësorit këmbë shpejtë. Jugeli ka konfirmuar se Paris Sen Zhermeni dhe Barcelona janë dy klubet që janë në përparësi për t’i siguruar shërbimet e Kvaras.

“Barcelona dhe PSZH? Po, por sigurisht që ka edhe oferta tjera për Khviçan nga klubet më të mira. Shikoni, si ka mundësi që nuk ka propozime? Në maj do të jetë më e qartë”, deklaroi agjenti Mamuka Jugeli.

23-vjeçari ka dy vite që është pjesë e Napolit, derisa këtë edicion ka realizuar gjashtë gola e ka asistuar në pesë të tjerë në 33 ndeshje zyrtare. Përveç PSZH-së dhe Barcelonës interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe skuadrat e mëdha angleze si Çellsi, Man. Junajted dhe Liverpulli.

LEXO EDHE:

Back to top button