Agjenti i Olmo-s: Ai do vetëm Barcelonën, klubi do ta gjejë një zgjidhje

Ka filluar numërimi mbrapsht pas për ta zgjidhur rastin “Dani Olmo-Pau Víktor”, çka do të mundësojë që të dy lojtarët në fjalë të vazhdojnë të konkurrojnë me Barcelonën.

Në “Kamp Nou” kanë besim të plotë se mund të rregullohet situata me një licencë të re. Ky besim është shprehur edhe nga agjenti i Dani Olmo, Andi Bara, i cili siguron se lojtari i Barcelonës ka vetëm një qëllim – të vazhdojë të veshë fanellën blaugrana.

“Ne kemi besim, Barcelona do ta gjejë një zgjidhje, – ka thënë Andy Bara në një intervistë për gazetarin Fabrizio Romano këtë të premte, duke siguruar se nuk kanë menduar të luajnë për ndonjë klub tjetër.

 

– A mund të ketë opsione të tjera?

Barcelona është mendimi i parë dhe i fundit. Mund të duket e çuditshme, por unë besoj tek presidenti Laporta, te Deko dhe se ata do të gjejnë një zgjidhje për Dani. Barcelona është një klub gjigant”.

 

Agjenti ka insistuar se pozicioni i tij nuk ka ndryshuar që kur mësuan se La Liga e kishte refuzuar regjistrimin e sulmuesit spanjoll.

“Mund të konfirmoj se qasja jonë nuk ka ndryshuar. Nuk po negociojmë me asnjë klub tjetër. Dani është lojtar i Barcelonës dhe dëshiron të mbetet pjesë e tij. Ai bëri një përpjekje të madhe në jetë për të qenë te Barcelona. Kjo ka qenë dëshira e tij për shumë kohë. Dani, babai i tij, familja, unë…, të gjithë nuk po mendojmë për mundësi të tjera”.

 

Kur u pyet për ndjesinë që ka vetë futbollisti në fjalë, Andi Bara shpjegoi.

 

“Është një situatë stresuese për të, siç do të ishte për çdo lojtar tjetër. Duke qenë një lojtar dhe person i shkëlqyer, ai po përpiqet të qëndrojë i qetë. Dani është një njeri fitues, ndaj i pëlqen t’i luajë ndeshjet, jo t’i shikojë ato”.

LEXO EDHE:

Back to top button