Agon Elezi, merr ftesë nga Blagoja Milevski?!

Pas paraqitjeve të shkëlqyera në fillim të kampionatit kroat, futbollisti shqiptarë Agon Elezi, ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Maqedonisë, Blagoja Milevski, për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Elezi, i cili luan në rolin e mesfushorit, arriti që të shënojë dy gola për Varazhdinin në fitoren 2:1 ndaj Goricës dhe kjo nxiti Milevski që të dërgojë ftesë për ndeshjet e radhës të Maqedonisë. Më 23 dhe 26 shtator, përfaqëuesja e Maqedonisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, do të luajë kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë.

Elezi, i cili më parë ka luajtur për Skënderbeun e Shqipërisë dhe FC Shkupin, ende nuk ka luajtur për seniorët e Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button