Agresioni rus në Ukrainë ia prishi planet e rikthimit në boks

Vladimir Klitçko kishte planifikuar një rikthim në ringun e boksit, por jo gjithçka shkoi sipas planit të tij.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, i dha fund karrierës së tij në vitin 2017 dhe i njwjti planifikonte një rikthim në ring dhe synonte revanshin me Tajson Fjurin, por agresioni rus në Ukrainë ia pamundësoi një gjë të tillë.

“Po mendoja t’i bëja një ftesë Tajson Fjurit. Meqë ai po planifikon pensionimin dhe ne supozohej ta kishim këtë revansh qysh moti. Nuk e bëra sepse mendja ishte në një botë krejt tjetër”, ka thënë Klitçko.

Vladimir Klitçko e mbylli karrierën e tij në boks pas një meçi të jashtëzakonshëm prej 11 raundeve ndaj Entoni Xhoshua, të cilin e mbyllte me humbje me nokaut.

LEXO EDHE:

Back to top button