Aguerro: Kur më kërkoi Barcelona, nuk hezitova fare

Sulmuesi Serhio Aguero është i lumtur me kalimin te Barcelona. Argjentinasi zyrtarisht u bë lojtar i Barcelonës, pasi i skadoi kontrata me Man. Sitin, duke u larguar si agjent i lirë.

“Jam shumë i lumtur, do bëjë më të mirën për klubin më të mirë, t’i ndihmojë skuadrës të fitojë trofe. Për mua, Barcelona gjithmonë ka qenë skuadra më e mirë në botë dhe Leo është aty. I thashë presidentit Laporta më herët se si djalë kam thënë: ‘Një ditë ata me siguri do më shohin’.

Dhe tani jam këtu. Nuk e imagjinoja. Kur Barcelona më kërkoi, nuk hezitova aspak. I thashë agjentit se nuk dua të flet me ndonjë skuadër tjetër, vetëm Barcelonën. Është e mrekullueshme që kanë kontaktuar agjentin tim. Kam qenë i interesuar që kur isha 14-vjeçar”, deklaroi Aguerro.

 

Aguero firmosi kontratë dyvjeçare, derisa klauzola e lirimit është 100 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button