Ahmeti me porosi për Kasamin në lidhje me akuzat ndaj Arifit: Ka organe që mund t’i ngritë këto çështje

Ahmeti me porosi për Kasamin në lidhje me akuzat ndaj Arifit: Ka organe që mund t’i ngritë këto çështje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një paraqitje për media, ka komentuar edhe akuzat e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sa i përket menaxhimit të kësaj komune derisa në pushtet ishte  Teuta Arifi nga partia e tij, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se nëse Kasami ka argumente, t’i ngritë këto çështje në organet kompetente.

“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar të funksionojë shteti juridik, të funksionojë ligji, nëse Kasami ka argumente për të cilat flet, ka organe që mund të ngritë këto çështje, nuk do të doja që për çështje të politikave ditore, të shfrytëzohen gjëra të paargumentume”, tha Ahmeti./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button