“Ai vend që investon në art, jo vetëm ruan historinë e tij por ndërton dhe të ardhmen!”
“Ai vend që investon në art, jo vetëm ruan historinë e tij por ndërton dhe të ardhmen!”

A bëhet dot rajoni qendër e kreativitetit dhe muzikës progresive?
Një përgjigje të kësaj pyetje u dha në Tiranë me festivalin inovativ Muse X. I ideuar jo thjeshtë si një festival, por një festival i konceptuar si një “panair” prezanitmi, artistë dhe krijues u shfaqën në një vend për tre ditë përballë publikut por dhe krijuesve dhe nismave që mbështesin krijimtarinë.
Ky expo festival, Muse X, mirëpriti dhe gjithë ata që kishin dëshirë të mësojnë, ndërtojnë ose dhe krijojnë bashkëpunime artistike dhe jo vetëm.
Gjatë tre ditëve të festivalit, që ishte nën qiell të hapur, tek sheshi Italia, nga datat 11 deri më 13 prill pati përplot aktivitete argëtuese, kocerte, ekspozita etj. E vizituan atë nga zyrtarë qeveritarë e deri tek publikui nga i gjithë Ballkani dhe më gjerë.
Nga Maqedonia e Verit pjesëmarrëse në këtë event ishjte “Terapija” një organizatë që ndërmerr aktivitete të veçanta muzikore dhe që promovon skenën modern muzokore. Pjesëtarë të saj ishin pjesë edhe e jurisë të Akademisë për DJ.
“Kultura është themeli i identitetit të një vendi. Ajo formon kujtesën, vlerat, traditat dhe gjuhën e përbashkët dhe shërben si një urë lidhëse midis brezave. Kur një vend investon në kulturë, art, muzikë, teatër, letërsi dhe arkitekturë, ai jo vetëm ruan historinë e tij, por ndërton edhe një të ardhme të mbushur me kreativitet, mendim kritik dhe frymë bashkimi”, thanë nga platforma “Terapija”.
Festivali për veç mundësisë për rrjetëzime krijoi edhe një hapësirë të munguar në Ballkan ku artistë të ndryshëm shfaqën artin e tyre.
Ngjarja u vlerësua si një moment i veçantë që do të mbahet mend si fillesat e një zhvillimi muzikor dhe artistik jo vetëm për Tiranën por edhe gjithë rajonin./ Alsat.mk