Ajaksi bën një hap të madh dhe prek titullin në Holandë

Skuadra e Ajaksit ka bërë një hap të madh drejt arkëtimit të titullit kampion në kampionatin e Holandës. Ajaksi ka përfituar nga humbja 2-0 e PSV Aindhovenit ndaj AZ Alkmaar, duke e çuar në 11 pikë diferencën më ndjekësit më të afërt.
Skuadra e drejtuar nga Ten Hag shkatërroi 5-0 Den Haagun e vendit të fundit dhe praktikisht “prek” titulli në Holandë, në 7 javë para përfundit të sezonit aktual.
Pesë gola dhe pesë autorë të ndryshëm, duke nisur nga Rensh, Brobej, Alvarez dhe Tadiq në pjesë ne pare dhe Klasen në fraksionin e dytë. Ajaksi tashmë do t’i përqendrojë forcat në Ligën Europa, ku e pret përplasja me skuadrën e Romës.