Ajaksi caktoi dëmshpërblimin për Mohamed Kudus, 6 skuadra të interesuara

Mohamed Kudus ka vendosur të largohet përfundimisht të largohet nga Ajaksi në verën e këtij viti pas tre sezoneve qëndrim në “Eredivisie” të Holandës. Mesfushori ganez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Amsterdam dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

E ardhmja e tij duket në Angli, pasi tre skuadra angleze kanë shprehur interesim për transferimin e tij si: Mançester Junajted, Liverpulli dhe Njukasëll. Megjithatë për Kudus-in interesim kanë shprehur edhe Milani, Juventusi dhe Bajern Munihu, por dëshira e lojtarit është të luaj në elitën e futbollit anglez. 22-vjeçari i ka njoftuar drejtuesit e Ajaksit se nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re dhe se në verë dëshiron të bëj një hap para në karrierë.

Ajaksi është pajtuar me këtë fakt dhe tanimë i ka njoftuar skuadrat e interesuara se për ta blerë ganezin duhet paguajnë 40 milionë euro. Kudusi këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare, teksa ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në gashtë të tjerë. Përveç pozitës si mesfushor qendror, Kudusi ka luajtur edhe si mesfushor ofensivë dhe si sulmues i krahut të djathtë.

LEXO EDHE:

Back to top button