Ajaksi nuk e paraqet blerjen e shtrenjtë në Liga Evropa?!

Skuadra e Ajaksit ka bërë një gaf të madh, pasi që ka lënë jashtë formacionit të përgjithshëm, blerjen më të shtrenjtë. Mediat në Holandë, raportojnë se Ajaksi ka lënë jashtë listës për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës, sulmuesin Sebastien Haller, i cili është transferimi më i shtrenjtë i holandezëve, pasi që këta të fundit paguan 22.5 mln euro.

Akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht, nëse është një gabim i Ajaksit, UEFA-s apo ndonjë problem tjetër. Megjithatë, transferimi më i shtrenjtë i klubit të Ajaksit nuk do të mund të luajë në Ligën Evropa. Skuadra holandeze, do të udhëtojë për në Francë, më 18 shkurt, që të përballet me Lillen.

LEXO EDHE:

Back to top button