Ajo më kujton Joe Biden”: Mariah Carey mezi lëvizte gjatë performancës
Ajo më kujton Joe Biden": Mariah Carey mezi lëvizte gjatë performancës

Këngëtarja amerikane Mariah Carey ka shkaktuar shqetësim tek fansat e saj pasi u publikua një video e performancës së saj të fundit në Las Vegas. Sipas një klipi të shkurtër të postuar nga një fans, këngëtarja ka një performancë që i mungon jashtëzakonisht energjia.
Lëvizjet e divës së famshme janë ngadalësuar dhe videon mund ta shihni këtu .
“E dua Mariah-n, por kjo më kujtoi Joe Biden”, “Ajo po harxhon energjinë e saj për sezonin e ardhshëm të festave”, lexojnë disa nga komentet e përdoruesve, të cilët bëjnë shaka në kurriz të saj. Mirëpo, disa janë të shqetësuar se ajo nuk po ndihet mirë dhe kanë shkruar se duket sikur ka dhimbje.
Carey është afër fundit të rezidencës së saj në Las Vegas, e cila filloi vitin e kaluar. Seria e koncerteve do të përfundojë më 15 shkurt. Krahas angazhimeve të saj në biznes, Carey së fundmi ka qenë në qendër të thashethemeve për romancën me muzikantin Anderson Paak. Thashethemet për lidhjen e tyre filluan në dhjetor kur ata u panë në darkë në Aspen, Kolorado. Në fotot e publikuara nga TMZ, reperja e mban me butësi dorën e saj teksa hyjnë në restorantin Ketch Steak më 22 dhjetor. As Carey dhe as Pack nuk kanë komentuar lidhjen e tyre të mundshme.