Akil Gjakova, gati të sjell medaljen e tretë për Kosovën

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, i afrohet medaljes në Lojërat Mesdhetare, pasi që mundi grekun Mihail Coutlasvili, duke e mposhtur dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Gjakova në rrethin e parë e kaloi pa luftë në kategorinë – 73 kg, ndërsa në çerekfinale tregoi klasin e tij.

Ditë më parë, Distria Krasniqi në katëgorinë deri më 52 kg fitoi medaljen e artë, ndërsa Flaka Loxha në 57 kg, u stolis me medaljen e bronztë. Driton Kuka, trajner më i mirë në botë, thesoi se Kosova është afër medaljes së tretë me garuesit e tij.

“Akil Gjakova e nis mbarë dhe kualifikohet në zonën e medaljeve në LM Oran 2022. Xhudisti ynë fitoi me ippon ndaj grekut Michail Tsoutlasvili, kategoria -73 kg. Raundin e parë Akili e kishte kaluar pa luftë”, shkruan në faqen e KOK-ut

LEXO EDHE:

Back to top button