Akil Gjakova, marshon drejt finales në Abu Dabi

Akil Gjakova e ka vazhduar rrugëtimin e tij të sigurt në Grand Slamin e Abu Dhabit. Garuesi kosovar kaloi në rrethin e katërt të kësaj gare, ku do të përballet me amerikanin Xhek Jonezuka.
Paraprakisht, xhudisti pejan e eliminoi në rrethin e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, garuesin nga Bahamas, Endrju Munings, ndërsa në atë të dytë ishte më i mirë e finlandezi Valteri Olin. Kurse, në rrethin e tretë e mundi kazakun Zhansaj Smagulov.