Akrapoviç: Duhet të punojmë më shumë në shënimin e golave

Kampioni aktual i Maqedonisë, skuadra e Shkëndijës, në 5 ndeshje radhazi nuk shënuar gol, përfshi këtu dhe ndeshjet në garat në Evropë. Pas barazimit me Tikveshin (0-0) në fillim të Ligës së Parë, trajneri Bruno Akrapoviç, potencoi se futbollistët e skuadrës tetovare , duhet të punojnë më shumë në realizimin e golave.

“Po, futbolli luhet për gola. Ne kemi lëshuar mundësi të shënojmë edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë nga mundësi të 100%. Gjëja më e vështirë në futboll është të shënosh gol, ndërsa më e lehtë është të pranosh. Me pjesën e dytë jam plotësisht i kënaqur, kishim mjaft shanse. Por nga lloji i lojtarëve që kemi, mjaft nga ata nuk kërkojnë të futen në 16-të metërsh dhe ashtu nga ai posedim i madh i topit kemi lëshuar mundësinë të krijojmë edhe më shumë raste. Nëse nuk shënojmë nga 6-7 raste 100%, duhet të bëjmë edhe 5-6 shanse tjera. Në këtë aspekt duhet të punojmë dhe do të punojmë.“

Shkëndija përpos kundër Tikveshit, nuk arriti të shënojë gol edhe në dy përballjet em skuadrën e Murës në Ligën e Kampionëve dhe Rigën në Ligën e Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button