Aksident ajror në Gjermani, dy të vdekur pas përplasjes së një aeroplani të vogël në një ndërtesë banimi

Aksident ajror në Gjermani, dy të vdekur pas përplasjes së një aeroplani të vogël në një ndërtesë banimi

Një aeroplan i vogël pasagjerësh u rrëzua në një ndërtesë banimi në Korschenbroich të Gjermanisë, duke vrarë dy persona.

Këtë e ka bërë të ditur edhe policia gjermane.

Qyteti ndodhet afër Monchengladbach dhe nuk është shumë larg kufirit holandez, shkruan DW.

Sipas policisë, aeroplani ka goditur tarracën e një ndërtese dhe më pas ka rënë zjarr.

Raportohet se një nga dy personat e vrarë ka të ngjarë të ketë qenë piloti.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse personi tjetër kishte qenë pasagjer në aeroplan apo kishte qenë në tokë.

Gjithashtu, shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar.

LEXO EDHE:

Back to top button