Aksident hekurudhor në Turqi, mbi 20 të plagosur

Aksident hekurudhor në Turqi, mbi 20 të plagosur

Dy tramvajë janë përplasur kokë më kokë në Turqi, duke lënë të plagosur mbi 20 persona.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur këtë të premte në mëngjes në Samsuda. Është dashur ndihma e zjarrfikëseve dhe mjeteve të veçanta për të nxjerrë pasagjerët nga tramvajët. Ata janë dërguar në spitalet pranë vendngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Ende nuk dihen shkaqet që bënë që dy mjetet të jenë në të njëjtën kohë përballë njëri-tjetrit. Për ngjarjen, ka nisur një hetim.

LEXO EDHE:

Back to top button