Aksident në SHBA, nëntë persona të vdekur

Aksident në SHBA, nëntë persona të vdekur

Nëntë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të premten në perëndim të Wisconsin të SHBA-së.  Aksidenti raportohet të ketë ndodhur ndërmjet dy automjeteve, raportoi AP.

“Lutjet tona shkojnë për familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që u përfshinë, si dhe reaguesit e parë që punuan shpejt për të ofruar mbështetje në vendngjarje”, ka shkruar guvernatori Tony Evers në X.

Sipas raporteve preliminare, se vetura gjysmërimorkio në State Highway 95 u përplas me një furgon që udhëtonte në County Highway J, ka bërë të ditur policia.

“Furgoni hyri në kryqëzim dhe u godit nga gjysmërimorkio”, thuhet në njoftimin e policisë. Përplasja la të mbyllur autostradën 95, derisa nuk dihet ende se sa persona ishin në vetura në momentin e aksidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button