Aksident trafiku në Greqi, ndërron jetë shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Aksident trafiku në Greqi, ndërron jetë shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Në një aksident trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të Kilkisit në pjesën veriore të Greqisë, nga përplasja e dy makinave ka humbur jetën një shtetas 55-vjeçar i Maqedonisë, raportojnë mediat greke.

Makina që drejtohej nga 55-vjeçari është përplasur drejtpërdrejt me një makinë tjetër që drejtohej nga një 44-vjeçare. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të nxjerrë drejtuesin e automjetit, i cili u dërgua në spitalin e Selanikut, ku u konstatua vdekja.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button