Aksidenti i rëndë ajror në Korenë e Jugut, ministri i Transportit planifikon dorëheqjen
Aksidenti i rëndë ajror në Korenë e Jugut, ministri i Transportit planifikon dorëheqjen

Ministri i Transportit të Koresë së Jugut tha këtë të martë para mediave se synon të japë dorëheqjen për të marrë përgjegjësi sa i përket rrëzimit të avionit “Boeing” më 29 Dhjetor të vitit që lamë pas.
“Ndjej përgjegjësi të madhe për këtë fatkeqësi”, tha Park Sang-woo në një konferencë për shtyp.
Ai shtoi se do të përpiqej që të gjente kohën e duhur për të dhënë dorëheqjen pas adresimit të situatës aktuale në sektorin e transportit. Nga ana tjetër zëvendësministri i Transportit pranoi se masat e sigurta nuk ishin të mjaftueshme gjatë ndërtimit të argjinaturës, por tha gjithashtu se ato në fakt ishin bërë në përputhje me rregulloret e Koresë së Jugut.
Shkak për shpërthimin e avionit i cili u mori jetën qindra pasagjerëve që ishin në bord dyshohet të jetë bërë një tufë zogjsh, pasi ekspertët gjetën pupla në motorët e avionit. Megjithatë mbetet të paqarta veprimet e pilotit dhe pse nuk u aktivizuan rrotat e uljes së avionit.