Aksidenti Manastir-Prilep: Shkon në tre numri i të vdekurve

Aksidenti Manastir-Prilep: Shkon në tre numri i të vdekurve

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të një makine me një maune mallrash në rrugën regjionale Manastir-Prilep.

Vdekjen e tre personave që ndodheshin në makinën e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa qarkullimi në afërsi të fshatit Llagovo për momentin është ndërprerë.

Lëndime ka marrë edhe shoferi i maunës. Hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e arsyeve të aksidentit tragjik.

LEXO EDHE:

Back to top button