Aksidenti me 8 viktima në “Këlcyrë-Përmet”, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim

Aksidenti me 8 viktima në “Këlcyrë-Përmet”, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 24-vjeçarin e shpallur në kërkim nga autoritetet në Gjirokastër disa muaj më parë.

I riu kërkohej pasi dyshohet se, kundrejt pagesës, ka organizuar në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë transportimin e 7 emigrantëve nga Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, me destinacion shtetet e BE-së, por pas një aksidenti humbën jetën, bashkë me shoferin shqiptar.

Njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, me qëllim kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për rastin e datës 02.04.2024, kur në një aksident rrugor, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, humbën jetën 8 shtetas, 7 emigrantë nga Pakistani dhe drejtuesi i automjetit me të cilin transportoheshin ata, në kundërshtim me ligjin, u mundësua lokalizimi në Shkodër, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit S. N., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Për këtë shtetas Prokuroria e Gjirokastrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka organizuar në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (drejtuesin e automjetit, i cili humbi jetën në aksident, dhe me shtetasit A. Gj. dhe R. D., të cilët u arrestuan më datë 03.04.2024), transportimin e 7 emigrantëve nga Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, me destinacion shtetet e BE-së.

24-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

LEXO EDHE:

Back to top button