Aksidenti i rëndë ka ndodhur pas mesnate në fshatin Marinë të Shkupit, ku siç mëson Alsat ka qenë i përshirë deputeti i partisë “E majta” Sashko Jançev.
Makina e Jançevit është përplasur me një motoçikletë, e drejtuar nga një i ri. Nga përplasja janë lënduar vozitësi i motoçikletës dhe shoqëruesja e tij të cilët kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Mësohet se deputeti Jançev është ndaluar menjëherë në stacion policor.








