Aksidentohet kamioni në autostradë, qindra shishe me vaj përfundojnë në rrugë
Aksidentohet kamioni në autostradë, qindra shishe me vaj përfundojnë në rrugë

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur sot në autostradën Pirot-Nish.
Rreth orës 07:00 të mëngjesit në këtë autostradë është aksidentuar një kamion që po barte vaj ushqimor.
Si pasojë e aksidentit një numër i madh i shisheve të vajit ka përfunduar midis rrugës.
Kjo ka ndodhur në kohën kur çmimi i vajit ka shënuar rritje të madhe.
Nuk është raportuar për të lënduar.