Aksidentohet portieri i Interit, duke shkuar te kombëtarja

Momenti i keq vazhdon për André Onana. Protagonist i një gabimi që i kushtoi Ajaks-it eliminimin nga Liga e Kampionwve, portieri i ardhshëm i Interit mbeti “viktimë” e një aksidenti automobilistik në Kamerun, fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Onana po udhëtonte nga kryeqyteti për në Douala, ku do të bashkohej me shokët e kombëtares për “play-off”-in kualifikues të Kupës së Botës 2022, të planifikuar për të martën, më 29 mars, kundër Algjerisë. Në një moment, makina e tij, një Range Rover, u përplas me një tjetër automjet SUV.

Makina e Onana u shkatërrua, por nuk pati pasoja për lojtarin. Në aksident është përfshirë edhe një kamionçinë, e cila ka përfunduar jashtë rrugës. Prandaj, për portierin e ardhshëm të zikaltërve nuk duhet të ketë probleme në funksion të përgatitjes për sfidën delikate dhe vendimtare kualifikuese në Kupën e Botës, e cila do të shënojë debutimin e Rigobert Song si trajner i Kamerunit.

LEXO EDHE:

Back to top button