Aksion i MPB-së në Shkup, Manastir dhe Resnjë, 20 të dyshuar për falsifikim të makinave luksoze

Aksion i MPB-së në Shkup, Manastir dhe Resnjë, 20 të dyshuar për falsifikim të makinave luksoze

18 persona të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim është bilanci i të dyshuarve për falsifikim dhe mashtrim doganor. Sipas Prokurorisë Publike 19 persona fizik dhe një subjekt dyshohen se gjatë vitit 2021-2022 kanë sjell në shtet makina të cilat kanë qenë mjet prove dhe mjet hetimi në kërkimet ndërkombëtare. Organi akuzës dyshon se futja e tyre në shtet është ndihmuar përmes mashtrimit doganor, ndërsa për të fshehur gjurmët, të dyshuarit kanë shitur vetura disa herë mes vete për t’i ndryshuar pronësinë, dokumentacionin dhe numrat e shasive. 5 nga të dyshuarit janë të punësuar në MPB, sektori për punë administrative. Gjatë hetimit janë siguruar dokumente për importin e 14 veturave dhe një motoçiklete, vlera e të cilëve arrin në mbi 500 mijë euro. Ndaj 8 personave është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa për të tjerët janë shqiptuar masa kujdesi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button