Aktakuzë ndaj ish drejtores Iljazi, ka punësuar 17 persona në mënyrë jo-ligjore

Aktakuzë ndaj ish drejtores Iljazi, ka punësuar 17 persona në mënyrë jo-ligjore

Gazetar: Mihaillo Donev

Prokuroria publike ka ngritur aktakuzë kundër ish drejtores organizative të Klinikës së toksikologjisë në Shkup, Besia Iljazi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas njoftimit të Prokurorisë, Iljazi, në kundërshtim me tri ligje, ka mundësuar që 17 persona të punësohen me kontratë dhe për këtë të marrin kompensim nga buxheti i Klinikës.

“Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për kujdes shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për angazhimin e tyre në Klinikë, ku në mënyrë retroaktive ka lëshuar urdhërpagesë me të cilat ajo u ka paguar atyre kompensim mujor për angazhimin e tyre të mëparshëm të punës. Ajo ka shtuar në listë persona me të cilët nuk është lidhur fare kontratë pune dhe të cilëve u është paguar edhe dëmshpërblim”, tha Prokuroria Themelore Publike- Shkup.

Me këto keqpërdorime, Iljazi e ka dëmtuar buxhetin e klinikës për 660 mijë denarë, përkatësisht për më shumë se 10.500 euro. Iljazi është shkarkuar nga pozita e drejtorit organizativ të Klinikës më 26 qershor të këtij viti. Gjatë punës në Klinikë, emri i Iljazit u lidh me skandale të shumta- kthimi në punë i mjekut ndihmës, i cili pranoi se ka kërkuar që urina me lëndë narkotike të zëvendësohet me urinë të pastër, nuk e siguroi spitalin për shkak të favorizimit të brokerit të saj. Punonjësit e Klinikës janë ankuar për sjellje joprofesionale nga Iljazi, duke e akuzuar për sabotim të punësimit të stafit profesional dhe favorizimin e kthimit në punë të personave me kontrata të skaduara. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button