Aktakuzë për kontrabandë të automobilave luksoz

Aktakuzë për kontrabandë të automobilave luksoz

Gazetar: Suad Bajrami

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë personave për pjesëmarrje në kontrabandë të veturave luksoze, por edhe se kanë falsifikuar dokumente, shkruan Alsat

“Gjatë vitit 2021 dhe 2022, ata me dokumente të rrejshme dhe numra të korrigjuar të shasive, kanë sjellë në vend automjete të cilat kanë qenë lëndë e kërkimit ndërkombëtar, por edhe automjete për të cilat në mënyrë tjetër e kanë shmangur kontrollin doganor. Dy prej të akuzuarve janë zyrtarë të Sektorit për Çështje Administrative në MPB, të cilët e kanë mundësuar procedurën për regjistrimin e automjeteve në shtet, edhe pse e kanë ditur se janë të kontrabanduara”, thonw nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Sipas Prokurorisë, një pjesë të veturave të akuzuarit disa herë mes vete i kanë shitur me qëllim ta mbulojnë kontrabandën, dhe më pas ua kanë dorëzuar shfrytëzuesve përfundimtar. Në kontrabandë është i përfshirë edhe i dyshuari i 11-të, shtetas i Republikës së Greqisë, për të cilin ndjekja penale do t’u lihet organeve greke.

Bashkë me akuzën, prokurori publik në gjykatë ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës paraprake të paraburgimit për katër të akuzuar. Një person nuk është i qasshëm për organet e drejtësisë dhe i njëjti po kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar prej më herët, për shkak të përfshirjes në një lëndë të ngjashme me kontrabandë të automjeteve. Për një person, janë në fuqi masat e kujdesit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button